E rëndë në Fier/ Vajza 13-vjeçare abuzohet seksualisht, në kërkim një 30-vjeçar, procedohen penalisht edhe dy të mitur

Aktualitet

E rëndë në Fier/ Vajza 13-vjeçare abuzohet seksualisht,

Një ngjarje e rëndë me përmasa të thella kriminale ka tronditur Fierin. Një vajzë vetëm 13 vjeçe dyshohet të jetë abuzuar seksualisht nga tre persona, mes tyre një 30-vjeçar dhe dy adoleshentë 15-vjeçarë.

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Njëkohësisht, janë referuar në Prokurori materialet për nisjen e ndjekjes penale ndaj dy të miturve, të dyshuar për të njëjtën vepër të rëndë penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ngjarja ngre alarmin për një tjetër akt të tmerrshëm dhune ndaj të miturve në Shqipëri, në një kohë kur rastet e abuzimeve seksuale po shtohen dhe shoqëria është e pafuqishme të mbrojë më të pambrojturit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ndërsa forcat e rendit janë në kërkim të autorit kryesor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion