E rëndë në Elbasan, përfshihet nga zjarri shtëpia , një person ndërron jetë

Aktualitet

E rëndë në Elbasan, përfshihet nga zjarri shtëpia ,

Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi, ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën  shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht i moshuari humbi jetën .

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion