Kylian Mbappe vuan për penalltinë që humbi, ish- sulmuesi francez: Largohu nga PSG

Sport

Kylian Mbappe vuan për penalltinë që humbi, ish- sulmuesi

Kylian Mbappe po përballet me kritika të shumta, që pasi humbi penalltinë kundër Zvicrës, që për pasojë skualifikoi Francën nga Euro2020. Për këtë, Nicolas Anelka, ish-sulmuesi i njohur francez i ka shkruar një letër, duke i bërë thirrje që të largohet nga PSG.

“I dashur Kylian, shënimi i golave është ilaçi i duhur për t’u shëruar nga plaga e humbjes së penalltisë. Nëse dëshiron çmime dhe vlerësime më të mëdha, ti duhet të largohesh nga PSG.

 Nëse synon të fitosh ‘Topin e Artë’, do duhet të largohesh një ditë dhe të garosh për të qenë më i miri. Sot ndihesh vetëm nga ai gabim, por e vetmja gjë që duhet të bësh është të punosh fort dhe të fillosh të harrosh

.Kylian Mbappe vuan për penalltinë që humbi, ish- sulmuesi

Ke bërë shumë mirë te PSG, por vetëm në Francë. Lojtarët më të mirë në botë luajnë në Spanjë ose Angli. Nëse do të jesh një nga më të mirët, përsërit atë që ke bërë në Paris te Chelsea, United, Arsenal, City, Liverpool, Real Madrid ose Barcelona“, përfundon Anelka. 

ME TE LEXUARAT