Aksidentalisht dogji sipërfaqe të mëdha toke, procedohet penalisht 52-vjeçari në Rrogozhinë

Aktualitet

Aksidentalisht dogji sipërfaqe të mëdha toke, procedohet

Gjykata e Kavajës ka nisur procedimin për një 52-vjeçar nga Rrogozhina, i akuzuar për zjarrëvënie. Policia njofton se shtetasi H.T aksidentalisht, i ka vënë zjarrin sipërfaqeve të mëdha toke, me shkurre, ferra dhe rrënjë ullinj.

“Më datë 10.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin H. T., 52 vjeç,  banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, pasi dyshohet se gjatë kohës së djegjes së mbetjeve nga krasitja e ullinjëve, i ka dal zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ferra, shkurre dhe disa rrënjë me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion