Durrës, u dodit me grusht nga komshiu se i ngacmoi vëllain e sëmurë, ndërron jetë 52-vjeçari, pranga të miturit

Aktualitet

Durrës, u dodit me grusht nga komshiu se i ngacmoi vëllain e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, pak ditë më parë, ku një përplasje e momentit mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njerit prej tyre pas goditjes me grusht.

Policia ka ndaluar 18-vjeçarin, L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen.”

Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, i riu dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht 52-vjeçarin Saimir Fetahu.

Si pasojë e goditjes, ky i fundit ka rënë me kokë në tokë, duke marrë dëmtime të rënda.

Nga hetimet rezulton se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka sjellë pasojën e rëndë. Viktima dyshohet se në gjendje të dehur  kishte ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të autorit të dyshuar. Me ta marrë vesh, ai ka shkuar të sqarohet dhe e ka goditur me grusht.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë fillimisht në vend dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, 52-vjeçari ndërroi jetë më datë 10 nëntor, rreth orës 22:00.

Pas konstatimit të vdekjes, Policia e Durrësit ndaloi me iniciativë autorin e dyshuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion