E zuri korenti teksa qëndronte në ballkon, humb jetën 52-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

E zuri korenti teksa qëndronte në ballkon, humb jetën

Një 52-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në ballkonin e banesës së saj në afërsi të TEG-ut, Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

"Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT