Dyshohet se goditi me send të fortë nënën, arrestohet 45-vjeçari në Fier
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 15:08
Aktualitet

Një 45-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Fierit. Sipas një komunikate, dyshohet se Sh.Z., 45 vjeç, i cili rezulton banues në Patos ka goditur me send të fortë, nënën e tij.
Pas njoftimit policia ka kryer menjëherë arrestimin e 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Komisariatit i Policisë Fier arrestoi shtetasin Sh. Z., 45 vjeç, banues në Patos, pasi ka goditur me send të fortë, nënën e tij.


