Dy mijë euro ryshfet për aksidentin me 5 persona, detaje nga arrestimi i shefit të qarkullimit në Tiranë

Aktualitet

Dy mijë euro ryshfet për aksidentin me 5 persona, detaje nga arrestimi

Dy mije euro ryshfet pas nje aksidenti me pasoje per pese persona, kane cuar ne pranga shefin e komisariatit te policise rrugore ne Tirane.

AMP beri publike te dhena te reja ne lidhje me arrestimin e shefit te qarkullimit Tirane, Roven Zeka.

Sipas njoftimit:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ekzekutuar urdhin e ndalimit për 3 punonjës policie të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Roven Zeka, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.
Sokol Novaku., me detyrë Shef i hetimit të aksidentëve rrugore në Komisariatin e Policisë Tiranë.
Edison Tabaku, me deryrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Ndalimi i tyre lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 16.04.2025, në qytetin e Tiranës, ku pas një aksidenti rrugor me pasoja për pesë persona, punonjësit e policisë rrugore dyshohet se i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit të përfshirë në aksident, shtetases A.V., shumën prej 2000 Euro, për të shmangur arrestimin e saj.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion