Shpërndante kokainë, kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Aktualitet

Shpërndante kokainë, kapet 31-vjeçari i shpallur në

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale.

Mësohet se i riu me iniciale D.D., ishte dënuar me burg pasi shpërndante kokainë

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion