Dy efektivë të RENEA-s “mashë” e krimit, Durim Bami dhe Altin Morina “kokat" e trafikut në Nikël dhe Tapizë

Aktualitet

Dy  efektivë të RENEA-s “mashë” e krimit, Durim Bami

Megaoperacioni i sotëm i SPAK ka sjellë goditjen e 7 grupeve kriminale në Shqipëri, duke vënë në pranga 20 persona nga 50 urdhër-arreste të lëshuara.

Ndërkohë që janë sekuestruar më shumë se 4.5 milionë euro pasuri, ku afërsisht 3 milionë euro janë gjetur cash.

Nga dosja e SPAK kanë dalë lidhjet e grupeve kriminale me njëra-tjetrën, por edhe ato politike si dhe me zyrtarë të lartë të policisë.

Në dosje evidentohet marrëdhënia e ngushtë që i “Forti” i Niklës, Durim Bami kishte me ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë.

Sipas dosjes së SPAK Bami dhe Morina organizonin kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosje.

Më 14 Mars të atij viti  efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion