Dumani kërkon ndryshime kushtetuese që prokurorët e SPAK të rikandidojnë në fund të mandatit

Aktualitet

Dumani kërkon ndryshime kushtetuese që prokurorët e SPAK të

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kërkoi që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese që anëtarët e SPAK të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë, në përfundim të mandatit 9-vjeçar, raporton A2 CNN.

“Në kemi propozuar jo riemërim automatik. Propozimi është që të bëhen ndryshime kushtetuese, që prokurorëve të SPAK në fund të mandatit 9-vjeçar t’i jepet mundësia të kandidojnë. Bëhet e mundur mundësia e rifreskimit, pasi ka edhe prokurorë që në fund të mandatit 9-vjeçar nuk do të duan të vazhdojnë.

Në rastin e mundësisë për rikandidim, KLP mund t'i thotë qe “performanca juaj nuk është e mjaftueshme për një mandat tjetër”. Opsioni i dytë është atashimi në prokurorinë e Apelit, por ne jemi për opsionin e parë”, tha Dumani në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mospasjen e mundësisë për rikandidim, Dumani e renditi edhe mes problemeve me të cilat haset SPAK. Por problemi kryesor për të ishte presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe më pas mungesa e referimeve nga institucionet publike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion