Arrestimi i Dritan Gjikës, Presidenti i Kolumbisë: Mafia shqiptare me seli në Abu Dabi tentoi të më vrasë!

Arrestimi në Abu Dabi i një prej drejtuesve të së ashtuquajturës mafia shqiptare në Amerikën Latine, Dritan Gjika, ka sjellë edhe akuza për tentativa vrasje nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Përmes një postimi në rrjet rrjetin social “X”, ai e quajti strukturën e këtij grupi kriminal si “junta e narkotrafikut” me seli në Abu Dabi
Ai duke shtuar se ky grup kontrollon një rrjet prokurorësh dhe portin strategjik të Buenaventurës përmes lidhjeve në njësia hetimore kolumbiane. Ai i akuzon se pikërisht me urdhër të kërij grupi u tentua edhe ekzekutimi i tij në disa raste
“Ky quhet “bordi i narkotrafikut”, me seli në Abu Dabi. Kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe arritën të fshehin urdhëruesit e vërtetë të këtij krimi brenda prokurorisë.
Kanë tentuar të më vrasin disa herë, pa sukses”, shkruan presidenti kolumbian Gustavo Petro, postim të cilin e shoqëroin edhe me një skemë të publikuar nga InSight Crime për drejtuesin dhe detyrat që kanë anëtarët e këtij grupi kriminal.
Në krye të saj, përveçse Dritan Gjikës është edhe emri i Rubén Cherres.
Poshtë tyre rënditen edhe një sërë personash të tjerë, një pjesë e të cilëve pronarë kompanish që dyshohen se kryejnë një rol të rëndësihsëm në ttrafikun ndërkombëtar të kokainës, por edhe të çpastrimit të parave.
Mos këtyre emrave ndodhet edhe emri i një tjetër shqiptar, Erjon Spahiu, i përfolur edhe më herët si një nga persona kyç të përfshirë në mafian shqiptare në Ameriën latine.
Sipas një raporti të publikuar nga InSight Crime, dy figura kryesore të këtij rrjeti – shqiptari Dritan Gjika dhe ekuadoriani Mario Sánchez Rinaldi – kanë ngritur një sistem kompleks kompanish në Ekuador, që përdoren për trafik droge dhe pastrim parash. Në skemë përfshihen edhe emra të tjerë si Rubén Cherres dhe Julio Lalangui.
Këto kompani veprojnë në sektorë të ndryshëm si bujqësia, ndërtimi, mineralet e çmuara, prodhimi i mishit dhe kultivimi i kanabisit, duke u përdorur si fasadë për transportin e kokainës drejt tregjeve ndërkombëtare.
Pak ditë më parë edhe presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, lëshoi paralajmërime të ngjashme, duke akuzuar anëtarë të mafias shqiptare për përpjekje ndërhyrjeje në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Këto deklarata po shtojnë presionin për një reagim ndërkombëtar ndaj këtij rrjeti kriminal që po fiton terren në zemër të Amerikës Latine.


