Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 57-vjeçarja në Divjakë
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:00
Aktualitet

Policia e Divjakës ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.


