Kultivonte drogë në tokën pranë shtëpisë, arrestohet 59-vjeçari në Mallakastër
Lajmifundit
/
16 July 2021, 10:49
Aktualitet

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjetën fidanë kanabisi të kultivuar në tokën pranë banesës së tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi P. Y., 59 vjeç, banues në fshatin Lapulecë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të territorit, në tokën pranë banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa”, njofton policia.


