Në kërkim për mashtrim, arrestohet 23-vjeçarja në Divjakë
Lajmifundit
/
16 July 2021, 10:56
Aktualitet

Policia e Divjakës ka arrestuar një 23-vjeçare, e cila ishte në kërkim për mashtrim. Mësohet se gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg.
“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë u bë kapja e shtetases së shpallur në kërkim K. Xh., 23 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
23-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.


