U kapën me kokainë në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Librazhd, nën hetim 4 të tjerë

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar nga Librazhdi, dhe ka nisur hetim ndaj 4 të tjerve. Mësohet se në makinën ku të rinjtë po qarkullonin, u gjetën 8 doza kokainë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 28 vjeç, banues në Librazhd, si edhe proceduan penalisht shtetasit N. M., 33 vjeç, M. O., 33 vjeç, F. M., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut dhe R. B., 20 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas u kapën nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke udhëtuar me automjetin tip “BMË” që drejtohej nga shtetasi F. M. Gjatë kontrollit personal, shtetasit B. H. iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.


