Doza me kanabis gati për shitje, në pranga 26-vjeçari me 2 mbiemra në Fier

Aktualitet

Doza me kanabis gati për shitje, në pranga 26-vjeçari me 2

Policia e fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka arrestuar një 26-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Lançia" me drejtues shtetasin  Mirel Osmëni(Mina), iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit  Mirel Osmëni(Mina), 26 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion