‘Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike dhe…’/ Protesta e 40-të, listohen sërish kërkesat e revoltës

Aktualitet

‘Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike

Aktivisti Andi Tepelena ka hapur fjalën e tij në protestën e 40-të para Kryeministrisë duke u ndalur te kërkesa kryesore e qytetarëve, e cila sipas tij mbetet e pandryshuar.

Sipas aktivistit, dorëheqja e kryeministrit Rama është kërkesa që qytetarët vijojnë të përsërisin çdo ditë në protestat para Kryeministrisë.

“Dua ta filloj me pesë kërkesat e famshme që dolën nga ky shesh, duke u konsultuar me njerëzit. Pika 1, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 2, dorëheqja e kryeministrit Rama.

Pika 3, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 4, dorëheqja e kryeministrit Rama. Dhe pika 5, që është edhe më e rëndësishmja, dorëheqja e kryeministrit Rama”, tha ai.

ME TE LEXUARAT