Ç’do të ndodhe pas drejtimit të SPAK? Dumani: Do të vazhdoj të jem prokuror, nuk i trembem sfidave

Aktualitet

Ç’do të ndodhe pas drejtimit të SPAK? Dumani: Do të

Kryeprokurori i Posaçëm Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjes së deputetes së PD Jorida Tabaku, se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK dhe nëse është ky një dorëzim i tij.


Dumani tha se ai do të vazhdojë të mbetet prokuror dhe se nuk i trembet sfidave.

Kreu i SPAK shtoi se i ka kërkuar Kuvendit disa herë të rishikojë mandatin e kreut të SPAK, por kjo ka krijuar aludime sikur ai po interesohet për vete.

“Nuk jam njeri që dorëzohem, i  bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.

Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj”, tha Dumani.

Altin Dumani: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror, por edhe në mandatin e fundit si kreu i SPAK, a është vallë ky dorëzim përballë presioneve dhe realisht hetimin e krimit

Ska të bëjë fare, nuik jam njeri që dorëzohem i  bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.

Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj.

“E ndjej punën, kam guximin por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm”, është thënie e Kenedit dhe kjo thënie vlen për gjithë prokurorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion