“Pse nuk hetoni Ramën?”/ Dumani u përgjigjet pyetjeve të Boçit: Për SPAK nuk ka të paprekshëm

Aktualitet

“Pse nuk hetoni Ramën?”/ Dumani u përgjigjet pyetjeve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024.


Gjatë seancës, Dumani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK theksoi se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekziston asnjë individ mbi ligjin dhe se çdo hetim zhvillohet në bazë të fakteve dhe provave, jo të emrave apo funksioneve.

“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” – deklaroi Dumani.


Ai sqaroi më tej se çdo procedim penal fillon me hetimin e faktit penal dhe më pas shtrihet në drejtim të autorëve të veprës penale:

“Në çdo procedim penal, hetimi zhvillohet fillimisht për faktin penal dhe më tej në drejtim të autorëve të mundshëm. Të gjitha rastet që përmendni janë objekt i hetimeve të gjithanshme nga prokurorët tanë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion