Djali vrau babanë me thikë në Durrës/ Vëllai i viktimës për autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

Aktualitet

Djali vrau babanë me thikë në Durrës/ Vëllai i

Durrësi është tronditur ditën e djeshme nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij me thikën e bukës.

Vëllai i viktimës u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë.


Ndër të tjera, ai deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali.

“Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.

Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishim në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.

Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, tha vëllai i të ndjerit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion