Digjen të gjalla bagëtitë në Kopaçez të Delvinës, pronari shpërthen ndaj shtetit

Aktualitet

Digjen të gjalla bagëtitë në Kopaçez të

Pamje tronditëse vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku dhjetëra bagëti janë djegur për së gjalli si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha. Pronari i tyre fajëson autoritetet për ndërhyrje të vonuar, duke akuzuar se neglizhenca e shtetit ka çuar në një katastrofë të pakthyeshme.

“Shihni çfarë masakre është bërë! Gjynah nga Zoti, delet janë djegur të gjalla. Shteti asnjë masë. Kanë ardhur, kuvendojnë, qeshin, tallen. Fshati Kopaçez është bërë hi”, shprehet ai i dëshpëruar në një video të publikuar nga A2 CNN, ku shfaqen pamjet e tmerrshme të bagëtive të djegura.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për rastin. Zjarret vijojnë të përhapen në zona të ndryshme të vendit, duke rrezikuar jo vetëm pasurinë, por edhe jetën e njerëzve dhe kafshëve.

ME TE LEXUARAT