Dhunoi gruan, arrestohet 42-vjeçari në Malësinë e Madhe, çfarë iu zbulua në banesë

Aktualitet

Dhunoi gruan, arrestohet 42-vjeçari në Malësinë e Madhe,

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Malësisë së Madhe, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi në fshatin Vakë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak”, njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion