Negociatat e PS me Rithemelimin, ja dy komisionet hetimore që kërkon opozita

Politikë

Negociatat e PS me Rithemelimin, ja dy komisionet hetimore që kërkon

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimit do të jetë ngritja e komisioneve hetimore, që është kërkuar prej disa kohësh nga opozita. Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje janë dhe demokratë. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Mësohet se mes Rithemelimit dhe PS është dakordësuar që të ngrihen dy komisione hetimore, nga 8 që ka kërkuar opozita.

Më konkretisht është dakordësua që të ngrihen komisionet hetimore për sistemin TIMS dhe koncensionet në shëndetësi.

45 deputetë të opozitës kërkuan rreth dy vite më parë ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Pas kundërshtisë së mazhorancës, opozita vijoi rezistencën në Kuvend, ku prej muajsh kanë krijuar kaos dhe tensione të një pas njëshme. Por pas këtyre tensioneve, nga ndërkombëtarët është kërkuar rikthimi i normalitetit parlamentar dhe negociatat ashtu siç Vizion Plus ka raportuar edhe më herët janë arritur nga ndërhyrja e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Ndërkohë që mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar Socialist e cilësoi një sinjal të mirë pjesëmarrjen e opozitës për t’u rikthyer në normalitet. Lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Çuçi tha se kjo e drejtë kushtetuese nuk i është mohuar.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar”, ka thënë Çuçi.

Më tej ai çmoi rolin e opozitës në Parlament duke përmendur edhe ligje që duan shumicë të cilësuar.

“Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale“, tha Çuçi.

Por kundër këtyre negociatave, ka reaguar edhe grupimi i PD-së së Lulzim Bashës. Enkelejd Alibeaj ka thënë se PS dhe Rithemelimi janë duke përgatitur marrëveshje okulte mes tyre në kurriz të shqiptarëve.

PS-Rithemelim drejt “paktit”, Bardhi mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, Nikolla e ul në tryezë me Çuçin

Negociatat e PS me Rithemelimin, ja dy komisionet hetimore që kërkon

Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ul sot në tryezën e Konferencës së kryetarëve, krerët e grupeve parlamentare Bledi Çuçin, Gazment Bardhin dhe Mesila Dodën e Dashamir Shehin.

I mandatuari i Rithemelimit për negociatat është Gazment Bardhi, i cili pas 5 muajsh mbërriti për herë të parë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Pas takimit, ministrja Elisa Spiropali pritet të dalë në një konferencë për mediat. 

Një ditë më parë Nikolla ka zhvilluar takime të ndara në kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçin, por edhe me kryetarët e dy komisioneve, Damian Gjiknurin e Reformës Zgjedhore dhe Klotilda Bushkën e Ligjeve, me gjasë për të diskutuar me ta mundësitë sesi do të qasen në negociata me grupin e Rithemelimit për çështjen e Zgjedhores.

Për këtë çështje, që është pika më e vështirë e negociatave, diskutimet janë që nëse Komisioni Bipartizan, ku Rithemelimi ka refuzuar të marrë pjesë përsa kohë bashkëkryetar është Enkelejd Alibeaj i PD, dështon të prodhojë një produkt deri në fund të marsit kur i mbaron mandati, të zhvendoset në një nën-komision në Kuvend, ku Gazment Bardhi kërkon të ketë më shumë anëtarë se PD zyrtare duke vlerësuar se ai është opozita reale.

Sa i takon kërkesës së Rithemelimit për komisionet hetimore, palët duket të jenë dakordësuar për të pranuar 2 të tillë, me kushtin që objekti të jetë konkret.

 

ME TE LEXUARAT