Dhunoi dhe tentoi të digjte partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë.
Uniformat blu njoftojnë se shtetasi A.Ll., 42 vjeç, është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe, në një akt ekstrem, ka tentuar ta djegë atë së bashku me banesën.
Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A.Ll. ndodhet nën arrest.
“Arrestohet shtetasi A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


