Dhunoi dhe kërcënoi partneren! 34-vjeçarja e frikësuar tenton vetëvrasjen në Fier

Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi partneren! 34-vjeçarja e frikësuar

Dhuna dhe kërcënimet e bashkëjetuesit u bënë shkak që një 34-vjeçare në Fier të tentonte vetëvrasjen. Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasin N. H., 27 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin I. Xh., 50 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

ME TE LEXUARAT