Dhunohet në zyrën e tij gjykatësi i Vlorës, policia arreston 3 vëllezërit (Emri)

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjykatësin e Vlorës, Arqile Basho. Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Vlorës, ndërsa shkaqet mbeten ende mister.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë", njofton Policia.


