Dhuna për guroren në Krujë, Policia "rrethon" banesën e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Aktualitet

Dhuna për guroren në Krujë, Policia "rrethon"

Policia e Krujës ka zbarkuar ditën e sotme në banesën e ish-deputetit, Rrahman Rraja. Kontrolli i policisë vjen disa javë pas dhunës së grupit të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja. Kujtojmë që pas ngjarjes së dhunshme, vëllai dhe djali i ish-deputetit Rraja ndodhen në kërkim. 

Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të 6 korrikut, që ndodhi në një lokal në aksin Fushë - Krujë Thumanë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Borizanës në pronësi të Përparim Rrajës.

Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë.

Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Personat e shpallur në kërkim janë, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.

ME TE LEXUARAT