Dhuna ndaj ish-kreut të PD në Lezhë, reagon kryebashkiaku Ndreu: Akt i shëmtuar! Autorët të shkojnë para drejtësisë

Aktualitet

Dhuna ndaj ish-kreut të PD në Lezhë, reagon kryebashkiaku Ndreu:

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas dhunimit të ish-kreut të Partia Demokratike në Lezhë, Sokol Toma, i cili u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një akt që dëmton komunitetin dhe sigurinë publike.

Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan”, shkruan ai.

Pjerin Ndreu i bëri thirrje policisë që të intensifikojë hetimet për identifikimin e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Ai reagoi edhe ndaj raportimeve për prerjen e veshit të Sokol Toma, duke i cilësuar ato si spekulime që, sipas tij, shtojnë panik dhe dezinformim.

“Lezhë nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi kryebashkiaku.

Postimi i plotë:

Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan.

Kushdo që e ka menduar, organizuar apo kryer këtë akt duhet ta dijë se ligji, herët a vonë, të gjen dhe të vendos përpara përgjegjësisë. Edhe më të papranueshme janë banalitetet mediatike dhe spekulimet për “prerje veshi”, të cilat vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.

I kam kërkuar drejtuesve vendorë të policisë të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.

Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë. Kushdo që perdor gjuhë të dhunshme, duhet të ndalë dhe të reflektojë pasi komunitetit lezhjan nuk ka asnjë lidhje me sjellje banale presioni dhe dhunë që herë pas here shfaqen

ME TE LEXUARAT