Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, i prenë veshin, çfarë shkruhet në raportin e policisë

Aktualitet

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, i

Detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë me sende të forta dhe jo vetëm nga 3 persona.

Tre autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë. Përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçarit i është prerë edhe një vesh.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, i

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion