Rizarta pranon se është në kërkim të një dashurie: Ende jam single prandaj...

Showbiz

Rizarta pranon se është në kërkim të një dashurie:

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP”, Franceska dhe Rizarta, kanë marrë pjesë në një event veror në Dhërmi, ku kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen e tyre plot stil dhe energji.

Gjatë intervistës me dy pjesëtare të Andales, Rizarta u pyet rreth jetës së saj sentimentale dhe u shpreh hapur se aktualisht është single, por në kërkim: “Jam single dhe në kërkim” – tha ajo.

Nga ana tjetër, Franceska u pyet nëse ka pasur ndonjë gacmim apo interes nga të tjerët kohët e fundit, por përgjigjja e saj ishte plot dashuri për djalin: “Mua më ngacmon djali im, jam një mami,” – u shpreh ajo duke treguar se prioriteti i saj kryesor është familja.

Dyshja u shfaqën të buzëqeshura dhe shumë të afërta me publikun, duke e kthyer këtë dalje publike në një moment të këndshëm e të komentuar në rrjetet sociale.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion