Detaje të reja, kush është i riu që tentoi të futej me dhunë në kryeministri

Aktualitet

Detaje të reja, kush është i riu që tentoi të futej me

Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një i ri tentoi që të hynte me forcë në godinën e kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari që donte të hynte në godinë është Aurel Latifi, 32-vjeç, i cili është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.

32-vjeçari ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë që të tentojë me forcë të hyjë brenda godinës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Latifi u neutralizua në kohë nga punonjësit e gardës që mbrojnë kryeministrinë, dhe u vu në pranga nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT