Detaje: Sherri në shkollën Emin Duraku, nxënësi u dhunua me rrip nga bashkëmoshatarët!

Aktualitet

Detaje: Sherri në shkollën Emin Duraku, nxënësi u dhunua me

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me sherrin e dhunshëm mes adoleshentëve të martën e kësaj jave në Tiranë.

Në konfliktin e dhunshëm në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” janë përfshirë nxënës të këtij institucioni arsimor dhe një nxënës i shkollës “Vasil Shanto”.

Në pamjet e bëra publike, pas mësimit duket njëri prej fëmijëve me rripin në dorë që ndjek nxënësin tjetër.

“Për rastin e Emin Duraku, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kryer të gjitha veprimet. Kemi dy ditë që po bëjmë veprime. Sot ishim në një takim dypalësh mes shkollës Emin Duraku dhe Vasil Shanto, prej orës 13:00 deri në 16:00, me nxënësit e përfshirë në konflikt dhe prindërit e tyre.

Janë marrë kamerat dhe çdo informacion.

Është bërë një punë e përsosur nga SPZ-të e dy shkollave, oficerët e sigurisë, drejtorët e dy shkollave, psikologët dhe prindërit, me gjithë nxënësit e përfshirë për të parandaluar konfliktin më tej", tha policia për Tch.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion