“Kur ike ti unë mbeta vetëm dhe…”/Gjesti i tregon Amberit arsyen se pse e zgjodhi që të rikthehej!

Showbiz

“Kur ike ti unë mbeta vetëm dhe…”/Gjesti i tregon

Amberi dhe Gjesti kanë zhvilluar një diskutim jashtë në oborr, ku i kanë treguar njëri-tjetrit arsyet se pse morën vendimet e tyre në BBV, ku Amber vendosi të largohej dhe Gjesti që ta rikthente sërish.

Amber e ka vlerësuar mundësinë që i ka dhënë Gjesti duke theksuar se loja e tyre në BBVIP4 i jep tjetër energji shtëpisë.

Pjesë nga biseda; 

Amber: Ne energjinë të dy e kemi pasur të njëjtë

Gjesti: Nëse do të të krahasoja ty me Vserlon, ai nuk ka anë të mirë nuk e ka treguar kurrë. Vetëm ofendime dhe vetëm i keq. Ti ofendon ndoshta pak por sërish ti ke qenë e preferuar nuk kam çfarë të them. Ti e di vetë, që ke ofenduar nga pak por sërish e ke atë anën e mirë të zemrës, ke energji. Ai e ka të zezë…

Amber: Ti do të thuash që është e dukshme.

Gjesti: Po, ai asgjë nuk ka treguar për veten. Nuk e di as çfarë bën, apo ndonjë shembull që të japë.

Amber: E di ku ka qenë ndryshimi mes teje dhe nesh këtu kur ke ardhur? Ne ishim disa njerëz që këta pothuajse një pjesë e vogël ka qenë në gjumë dhe unë isha ajo…

Gjesti: Ti ke qenë vetë dhe kur ike ti unë mbeta vetëm dhe prandaj të zgjodha ty që të më përkrahësh.

Amber: Po, po. ndoshta ajo sjellja ime ka qenë edhe e mirë edhe e keqe por kur ke ardhur ti në shtëpi që kishte atë energji super të madhe dhe nga mënyra se si ti e sillje lojën, unë e mora më tepër ashtu sepse deri në ato momente askush nuk ka qenë këtu me atë lloj sjellje. Unë mund ta kisha energjinë por unë nuk e bëja dot atë gjë.

Gjëja ime ndaj teje nuk ka qenë e sajuar, që unë ta sajoja dhe të thoja ua erdhi ky dhe ma mori komplet vëmendjen dhe hajde po i turrem këtij. Unë me ty kërceva dhe e mora funny gjënë. Agresiviteti ka qenë pjesë e gjumit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion