Emri/ 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash përballë shtëpisë në sy të gruas!

Aktualitet

Emri/ 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash

Një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Ma Campagne, në Franëc mëngjesin e 24 shkurtit.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari Elis Alijaj, 40 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri para banesës së tij, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

"Si çdo ditë, ai u ul në timonin e furgonit të tij, gati për të nisur ditën e punës si instalues kaldajash dhe hidraulik. Pak çaste më vonë, u dëgjuan disa të shtëna armësh dhe sipas dëshmitarëve, një makinë me ngjyrë të errët u largua me shpejtësi nga vendngjarja", bëjnë me dije mediat franceze. Sipas policisë, Alijaj u qëllua tre herë, në këmbë dhe në kraharor.

Në momentin e sulmit, bashkëshortja e Elis Alijaj ndodhej pranë tij, ku sipas dëshmitarëve në gjendje shoku ajo vraponte e dëshpëruar mes furgonit dhe banesës, ku ndodheshin dy djemtë e tyre.

Dyshojet se atentati mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar. Familja e tij ishte vendosur në Francë prej shumë vitesh. Viktima njihej si një njeri i qetë dhe i respektuar nga fqinjët.

“Ishte njeriu më i mirë në botë, i sjellshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar”, tregon një fqinj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion