Detaje nga zjarri që përfshiu lokalin në Fier! Flasin banorët e zonës, ja për çfarë dyshohet!

Aktualitet

Detaje nga zjarri që përfshiu lokalin në Fier! Flasin

Një lokal sezonal i quajtur në bregdetin e Darëzezës në Fier, u përfshi nga flakët rreth orës 17:30 të ditës së sotme.

Burime bëjnë me dije se zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Por duke qënë se lokali është i ndërtuar me dru, është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht edhe ndërhyrjes me mjete rrethanore nga banor rreth e zonës.

Lokali në pronësi të shtetasit A. B, funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës, ndërkohë që dëmi i përllogaritur arrin në 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa janë djegur të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 çadra, sipas news24.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion