I shpërndan videon duke konsumuar kokainë, efektivi i Lezhës përjashtohet përfundimisht nga Policia

Aktualitet

I shpërndan videon duke konsumuar kokainë, efektivi i Lezhës

Punonjësi i Policisë së Shtetit në Lezhë, Xhovano Tuci, i shfaqur në një video ku dyshohet se konsumon kokainë, është përjashtuar nga radhët e policisë. Para përjashtimit, ai ishte në masë disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj” për mosmbajtje të rregullt të uniformës dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka zhvilluar hetim disiplinor ndaj Tucit për “braktisje detyre” dhe “mungesë të pajustifikuar për më shumë se 7 ditë pune”. Me vendim të Komisionit Disiplinor më 3 korrik 2025, ai u përjashtua zyrtarisht nga policia, vendim që u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit më 25 korrik.

Pas publikimit të videos ku dyshohet përdorimi i kokainës, strukturat e Autoritetit të Monitorimit të Pasurive (AMP) dhe Policia e Shtetit po kryejnë verifikime të mëtejshme, ndërsa pritet të referohen materiale në Prokurori për ndjekje penale.

Policia e Shtetit thekson vendosmërinë për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës që abuzon me detyrën dhe cenon besimin e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion