Aksident në Fier–Roskovec, dy makina përplasen dhe përfundojnë në kanal, mbeten dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në Fier–Roskovec, dy makina përplasen dhe

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Nga përplasja janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është pjesërisht i vështirësuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion