Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ Zbulohet emri i autorit të dyshuar, dyshohet për lidhje intime me viktimën

Aktualitet

Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ Zbulohet emri i autorit

Ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin më 27 korrik, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço humbi jetën në një zjarr që përfshiu banesën e saj në lagjen nr. 1, po merr përmasa të reja. Hetimet paraprake çojnë drejt pistës së një vrasjeje të qëllimshme, të mbuluar nga zjarrvënie për të fshehur provat.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, i cili ka kryer veprime të shumta hetimore dhe eksperimentale në vendngjarje. Nga analiza e të dhënave të mbledhura dhe provave materiale, u zbulua se zjarri në banesën e viktimës nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm, i shkaktuar nga një person konkret.

Burime nga grupi hetimor kanë konfirmuar se personi i shoqëruar dhe i dyshuar si autor i zjarrvënies është Ilirjan Selmani, banues në periferi të Pogradecit. Ai është parë teksa shoqërohej nga policia për eksperimente hetimore në vendin e ngjarjes.

Sipas hetuesve, Selmani dyshohet se ka pasur një lidhje intime me viktimën, çka hedh një pistë të re hetimi, ndryshe nga ajo e konfliktit për çështje pronësie që u përmend fillimisht. Ky detaj pritet të luajë një rol kyç në zbardhjen e motivit të vërtetë të ngjarjes.

Kujtojmë se fillimisht dyshohej për asfiksi nga tymi, por pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, u hapën dyshimet se Kozeta Teço është vrarë më parë dhe më pas banesa është përfshirë nga flakët për të fshehur gjurmët e krimit.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me konkluzionet përfundimtare sapo procesi hetimor të mbyllet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion