E vrau dhe dogji banesën për të fshehur krimin, autori i dyshuar shoqërohet në vendin e ngjarjes

Aktualitet

E vrau dhe dogji banesën për të fshehur krimin, autori i dyshuar

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ndërsa sot është zhvilluar eksperimenti hetimor në vendin e krimit. Pamjet tregojnë momentin kur ai është marrë nga efektivët dhe çuar në apartamentin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Fillimisht u dyshua se gruaja kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri që kishte përfshirë banesën, por pas ekzaminimit të trupit u zbuluan shenja dhune, duke përforcuar pistën e vrasjes me dashje.

Hetimet paraprake tregojnë se autori mund ta ketë vrarë viktimën dhe më pas t’i ketë vënë zjarr banesës për të zhdukur provat. Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt për pronën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur fqinjët e Teços njoftuan zjarrfikësen pas tymit që dilte nga banesa. Ajo u gjet pa shenja jete mes flakëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë të dy objekteve pranë pallatit, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmi.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e vrasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion