DETAJE nga krimi në Orikum/ Çifti kishin konflikte të vazhdueshme! 40-vjeçarja jetonte te e ëma por u rikthye për festa

Aktualitet

DETAJE nga krimi në Orikum/ Çifti kishin konflikte të

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orikum në Vlorë, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Mësohet se fqinjët kanë treguar se çifti konfliktoheshin shpeshherë dhe se para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë.

Por pas kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë që të festonte me fëmijët ndërrimin e viteve. Banorët gjithashtu shprehen se ka pasur dhe më parë denoncime nga ana e bashkëshortes ku dhe u detyrua të largohej në Vlorë. Gjithashtu autori i ngjarjes, Llogora Xhebroi drejtonte një market në Orikum dhe të dy njiheshin si njerëz të qetë, por shumë banorë ishin në dijeni të konfliktit mes çiftit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në trupin e Sose Xhebroit, 40-vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, 50-vjeç.

48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Sipas informacioneve nga policia, Llogora Xhebroj pasi e dhunoi gruan e çoi atë në spital, ku ajo mbërriti pa shenja jete dhe pas ngjarjes, ai u kthye në banesë dhe kreu vetëvrasjen. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërkohë familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit ata kishin probleme me njëri-tjetrin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion