Detaje nga aksidenti që i mori jetën shqiptares! I dashuri e priste jashtë punës, 27-vjeçarja doli nga makina dhe…
Detaje të reja zbardhen për aksidentin tragjik të ndodhur në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2024 në Brescia të Italisë, ku humbi jetën Adela Xhaferri. 27-vjeçarja humbi jetën, pasi makina e saj rrëshqiti duke dalë jashtë rrugës.
E reja nga Shqipëria pësoi lëndime të shumta, kur doli nga mjeti dhe u përplas nga një tjetër makinë, duke humbur jetën në vendngjarje. Mediat italiane kanë zbardhur më tepër detaje për rastin.
Artikulli i plotë i mediave italiane:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një metër më larg dhe ajo do të ishte e sigurt. Kjo është distanca që i kushtoi jetën Adela Xhaferrit natën e së premtes së 6 dhjetorit, ku 27-vjeçarja u godit dhe humbi jetën nga një makinë në kryqëzimin për autostradën e Brebemit.
Ajo po udhëtonte si pasagjere në makinën që drejtohej nga i dashuri i saj, i cili rrëshqiti. Adele doli për të shpëtuar veten. Pak sekonda dhe ajo u godit nga tjetër mjet dhe u vra.
Adela sapo kishte përfunduar turnin e saj të punës në korneteria Dolce Notte në via Lechi, në Brescia.
Jashtë, duke e pritur, ishte i dashuri i saj: së bashku shkonin në shtëpinë e tij, në Rovato, gjysmë ore me makinë nga qyteti. Duke dalë nga unaza jugore, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rrëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar.
Dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime. Kur e reja largohet nga ambientet e makinës, aty nis drama. Një makinë që vinte nga qyteti ka goditur Adelën duke e vrarë në çast. Ardhja e ndihmës, e thirrur nga i dashuri, ishte e kotë.
Me të mbërritur, punonjësit e shëndetësisë kanë mundur të konfirmojnë vdekjen e saj. Rikonstruksioni i detajuar i dinamikës së aksidentit po shqyrtohet nga policia, e cila ka bërë menjëherë analizat e alkoolit si të dashurit të Adelës, ashtu edhe shoferin që e vrau: të dy nuk kishin pirë.