Detaje/ Arrestohen 2 punonjës policie dhe një tjerë shpallet në kërkim, ja akuza!

Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona nga uniformat blu dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se shtetasit me iniciale Sh.R., me detyrë shef sektori i Krimeve në Himarë, dhe E.A. me detyrë në Komisariatin e Lushnjës janë arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E.D., me detyrë në Policinë kufitare Sarandë.
"Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:
Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:
• Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
• E. A., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
• E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.
Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit", njofton policia.


