"Të lenë pa pension këta, eja në Shqipëri"/ Rama bën batuta me shqiptarin në Athinë!

Politikë

"Të lenë pa pension këta, eja në Shqipëri"/

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në panairin e parë të punës jashtë kufirit, ku është takuar me shqiptarët.

Gjatë takimit, Rama ka shkëmbyer batuta me emigrantët, duke i thenë se ende shteti fqinj i jep paga në dorë ndërsa në Shqipëri situata ka ndryshuar.

Pjesë nga biseda; 

Qytetari: Marr 100 euro në ditë. Merrem me punime guri.

Edi Rama: Eja në Shqipëri. E mira është se këto që merr këtu do i marrësh dhe atje. Është usta i madh i gurit, merr 100 euro në ditë pak a shumë. Pa gënjeshtarja. Sa taksë paguan.

Qytetari: Asnjë.

Edi Rama: Apo t’i japin grekët në dorë.

Qytetari: Marr ekstra për siguracionet plus 10 euro në ditë.

Edi Rama: Je në të zezë dmth, pension s’ke.

Qytetari: Jam me dokumente.

Edi Rama: Me dokumente qëndrimi patjetër, pagat t’i japin në dorë. E merr cash.

Qytetari: E marr cash se ashtu është këkëtu.

Edi Rama: Unë them më mirë në Shqipëri, i merr me letra merr edhe pension.

Qytetari: Të lanë pa pension këta, eja në Shqipëri. Ke shtëpinë tënde, të del më mirë dëgjo këtu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion