Vidhnin para dhe sende me vlerë, arrestohen 3 "skifterët" në Gramsh! Çfarë iu sekuestrua!

Aktualitet

Vidhnin para dhe sende me vlerë, arrestohen 3 "skifterët"

Tre persona janë arrestuar në Gramsh pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin shuma parash dhe sende me vlerë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S.M., 23-vjeç; K.M.,23-vjeç dhe L.M., 22-vjeç.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gramsh, operacioni policor i koduar “THREE”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen sendet e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “THREE”. 

Si rezultat i të cilit, u vunë në pranga shtetasit:

S. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, L. M., 22 vjeç (vëllezër), dhe K. M., 23 vjeç (i afërm i dy vëllezërve), për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion