Primaret në Durrës dhe Tiranë, sa vota morën dy demokratet Jorida Tabaku dhe Floriana Garo!

Deputetja Jorida Tabaku rezulton femra më e votuara për të kandiduar si deputete në primaret e PD-së në qarkun e Tiranës me 650 vota.
Kandidati meshumë vota rezulton Ilir Alimehmeti ndërsa më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza. Është hera e parë që Tabakj testohet në Primare dhe deri më tani numëron 650 vota me diference me kandidatët e tjera zonja.
Numërimi për procesin e Primareve të PD ka përfunduar edhe në qarkun e Durrësit. Ish-kandidati për kryetar Bashkie, Igli Cara rezulton më i votuari në rang qarku me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota.
Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo ka marrë vetëm 32 vota.


