Del jashtë kontrollit zjarri në Mallakastër, digjen masivë me pisha! Flakët kalojnë rrugën e Panahorit
Lajmifundit
/
5 Gusht 2026, 20:20
Aktualitet

Situata nga zjarri në Mallakastër është përkeqësuar, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë masivë me pisha.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili ka kaluar edhe rrugën e Panahorit, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen.
Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, banorëve dhe efektivëve të ushtrisë për të vënë nën kontroll flakët, zjarri vijon të jetë aktiv dhe ende nuk është bërë i mundur shuarja e tij.


