Mbeten pa ujë 7 zona të kryeqytetit/ Defekt në linjën e transmetimit, grupet e punës në terren

Aktualitet

Mbeten pa ujë 7 zona të kryeqytetit/ Defekt në linjën e

Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, problemi është konstatuar në linjën e transmetimit DN 1100 mm prej çeliku, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit.

Për shkak të avarisë, ndërprerja e furnizimit prek disa zona të kryeqytetit, konkretisht:

Selitë
Kodra e Diellit
Astir
Yzberisht
Pallatet Çabej
Kodër Kamëz
Fusha Misto Mame

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve ndodhen në terren dhe kanë nisur punën për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Nuk është bërë e ditur një orar i saktë se kur do të normalizohet situata, ndërsa ndërhyrja vijon nga ekipet teknike

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion