Dadoja dhunon fëmijët 3 vjeç dhe 9 muajsh, si e zbuloi nëna ngjarjen e rëndë

Aktualitet

Dadoja dhunon fëmijët 3 vjeç dhe 9 muajsh, si e zbuloi

Një grua 36-vjeçare është ndaluar në Kalamata të Greqisë pas denoncimit të një 38-vjeçareje, nënë e dy foshnjave, përkatësisht 3 vjeç (vajzë) dhe 19 muajsh (djalë) për abuzim të fëmijëve.

Sipas denoncimit, 36-vjeçarja gjatë periudhës kohore që punonte si dado për dy fëmijët ka shfaqur sjellje të forta abuzive ndaj tyre.

Kujdesi i saj me fëmijët zgjati për disa javë, midis dhjetorit 2023 dhe fundit të janarit 2024, kur u zbulua se ajo tundte me dhunë dy fëmijët dhe u bërtiste. Në fakt, lëvizjet e saj janë regjistruar në kamerën, të cilin 38-vjeçarja e kishte instaluar në banesën e saj.

Ndaj 36-vjeçares është ngritur një kallëzim penal, ndërsa nuk është kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore, pasi nuk ka pasur shenja të dukshme tek vajza 3-vjeçare dhe djali 19-muajsh.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion