EMRI/ Shiste ora të markave luksoze në rrugë, arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ Shiste ora të markave luksoze në rrugë, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta.

Në pranga ra Xhuliano Lyto dhe u sekuestruan mallrat që ai shiste, të dyshuara kontrabandë.

“Si rezultat i patrullimeve në terren dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve tregtare, në kundërshtim me ligjet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Okazion”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L.”, njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion